Një 67 vjeçar nga Kosova, por që jeton në Zvicër sot do të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut, pasi që dyshohet se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me ‘lugë të këpucëve’ në vitin 2019.
Prokuroria kërkon dënim me shtatë vjet burg për vrasje pa dashje dhe dëbim nga vendi për dhjetë vite.
I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si një person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.
Por, kur i fundit nga pesë fëmijët ishte larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia e çiftit ishte përkeqësuar. Gruaja kishte pësuar ndryshime psikologjike dhe shpesh e ka fyer dhe poshtëruar burrin e saj, sipas aktakuzës. Burri e kishte duruar këtë për disa muaj, duke qëndruar i qetë.
Por, ditën e të Premtes së Madhe (festë e krishterë) të vitit 2019, ai humbi kontrollin dhe së pari e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj kapi një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e goditi viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë.
I akuzuari kishte thirrur vetë policinë dhe qe arrestuar pa ofruar rezistencë. Sipas aktakuzës, ai kishte thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij. Ai po ashtu është treguar i penduar thellë për aktin