Të gjithë mërgimtarët që janë në Kosovë dhe shkojnë në Gjermani nga java që vjen e kanë obligative për të bërë testin për Covid-19,
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Ambasada e Kosovës në Gjermani.
“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutemi të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës”.
“Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”.
“Në vijim mund të gjeni të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin për Testin që duhet bërë posa të hyni në Gjermani: Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!”, thuhet në njoftim.