Sulmet kibernetike në vend, nuk janë të pakta, e sidomos kohët e fundit, ato janë shtuar shumë.
Në shumë llogari të hapura në “facebook”, tani më mund të shohim se po qarkullojnë lojëra të ndryshme shpërblyese, në emër të shumë bizneseve të njohura kosovare, shkruan IndeksOnline.
Vetura, para, celularë, mjete të ndryshme teknike, janë vetëm disa nga dhuratat që po u premtohen qytetarëve tanë, me disa kushte shumë të vogla.
Të tilla kemi parë shumë, e ato zakonisht cak kanë grupet e tregut online, aty ku qytetarët mund të informohen më mirë për shitjet dhe blerjet online.
Vendtakim i mashtruesve “online”, është bërë edhe faqja e njohur për kosovarët “Shes – Blej”.
Aty individë të ndryshëm, pa dijeninë e tyre, bijnë pre e këtyre mashtrimeve, andaj edhe i shpërndajnë si të tilla.
Ato që po e pësojnë më së shumti nga këto mashtrime, janë bizneset e mëdha, si Hib Petrol, Devolli Coorporation, Tango+, Samsung, Neptun e Aztech, ku mashtruesit kibernetik, si qëllim i përfitimit , tentojnë që përmes “shpërblimeve” të rreme, të grumbullojnë sa më shumë pëlqime.
Madje, këta mashtrues nuk i kanë kursyer as bankat, ku në emër të tyre, ata premtojmë premi të mëdha luksoze, si vetura por në shumë raste edhe banesa.
Eksperti i çështjeve kibernetike, Mentor Hoxhaj, thotë për IndeksOnline, se veprime të tilla bëhen me qëllim të përfitimeve materiale, duke pasur për objektiv, krijimin e faqeve aktive me shumë ndjekës.
“Arsyeja është e thjeshtë, çdo ditë e më shumë, është duke u parë rëndësia e hapësirës digjitale, si mundëesi e përfitimit material, ajo çka kanë mësuar, një pjesë, është rëndësia e faceve në “facebook”, sa më e madhe është “like”, dhe sa më aktive, aq më e vlefshme, andaj shohim mashtrime të ndryshme të cilat kanë objektiv krijimin e faqeve aktive me shumë folloëers”, tha Hoxhaj.