Janë vjedhur mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, e në lidhje me këtë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar i cili punonte aty prej 11 vjetësh.
I njëjti ka transferuar këtë shumë të parave në një kompani private.
Ky rast u bë temë diskutimi e ditës së sotme, ku ka pasur reagime të shumta, e tani kanë filluar edhe talljet nëpër rrjete sociale.
Kosovarët janë treguar mjaft kreativë, ku kanë bërë fotomontazhë kinse qytetarëve po iu vijnë mesazhe nga Raiffeisen Bank, që janë transferuar 2.1 milionë euro nëpër llogaritë e tyre.