5 miliardë e 206 milionë janë depozitat e kosovarëve nëpër bankat komerciale në vend.
Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar këtë të enjte por që pasqyron gjendjen për muajin gushtë.
Depozitat e ekonomive familjare janë 3 miliardë e 524.7 milionë
Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë,
Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.
Në Kosovë aktualisht operojnë 11 banka komerciale.