Qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit.
Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja e Durrësi. Vetëm për dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Policia kufitare e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të madh të automjeteve.