Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Jordaninë në sfidën që luhet sot nga ora 18:00.
“Dardanët” synojnë rezultatin pozitiv në një ndeshje e cila shihet si para-përgatitje për ndeshjen e fundit kualifikuese.
Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.
Gliha tha dje në konferencën për shtyp se është i interesuar që të ndryshojë mentalitetin e futbollistëve dhe që të rikthehet tek fitoret.
Ky takim shihet si një mundësi për futbollistët që nuk kanë luajtur shumë minuta në ndeshjet e kaluara.
Pas kësaj miqësoreje, Kosova udhëton për në Athinë ku do të takohet me Greqinë të dielën në duelin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës.