Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën, që zhvillohet më 18 nëntor në Basel.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar agjendën e ditës.
Ditën e sotme, futbollistët e drejtuar nga përzgjedhësi Primozh Gliha, do të stërviten nga ora 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Kosova të dielën e mundi 1:0 Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka 10 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara dhe zë pozitën e pestë.
Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli kualifikues i zhvillon kundër Zvicrës, më 18 nëntor në Bazel dhe kundër Bjellorusisë, më 21 nëntor në “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, nga ora 11:00 po në Hajvali do të kryejë stërvitje Kosova U21 e drejtuar nga Afrim Tovërlani.
Kosova U21 ka nisur të hënën stërvitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, kundër Bullgarisë, më 17 nëntor dhe kundër Izraelit, më 21 nëntor. /