Kombëtarja e Kosovës U-20 në Beach Volley ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian për grupmoshat nën 20 vjeç që po mbahet në Çeki-Brno.
Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit E, dyshja Hasani-Avdullahu janë takuar me dyshen Polake Bielak/Chudzik.
Në setin e parë Kosova u kufizua në vetëm 8 pikë, ndërsa në setin e dytë Kosova pati paraqitje shumë më të mirë duke arritur në 15 pikë, mirëpo që nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta dërguar ndeshjen në setin final.
Nesër me fillim nga ora 11:00 dhe 14:00, Kosova do të takohet me Suedinë, respektivisht Andorën.