Organizata Ndërkombëtare “Transparency International” që merret me luftën kundër korrupsionit ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.
Në këtë raport bëhet e ditur se Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin teksa ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit.
Në mesin e 180 shteteve Kosova është radhitur e 87-ta.
Më poshtë mund të gjeni rankimet, të bëra nga ” TI”, e të grafikuara nga instituti “EPIK” në kohën e kryeministrave Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Albin Kurti. Aty del se niveli më i ultë i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, ishte në vitin 2017, kur vendi ishte qeverisur nga Isa Mustafa.