Sot edhe zyrtarisht është hapur pika e re kuftari, Stançiq-Bellanoc. Përurimin e këtij vendkalimi kufitar e kanë bërë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Vendkalimi kufitar do të jetë i hapur për qarkullimin e lirë të njerëzve, kurse pas 6 muajsh, do të jetë i hapur edhe për transportin e mallrave.
Hapja e kësaj pike kufitare është vlerësuar edhe nga qytetarët pasi që rrit alternativat dhe ul numrin e kolonave kufitare për Maqedoni të Veriut.