Ndre Mjeda” po mbetet vetëm.
Edhe dy vajzat e Florimit e kanë braktisur këtë gjysmë vjetor shkollën fillore në fshatin Rakosh të komunës së Istogut, e cila mbanë emrin e poetit shqiptar.
Sikur shumë banorë të këtij vendi, Florim Idrizaj është detyruar t’ua ndërpres shkollën në gjysmë fëmijëve dhe ta braktisë Kosovën në kërkim të një jetë më të mirë, shkruan gazeta inFokus.
Fillimisht ishte larguar vetëm ai nga Kosova, për shkak të jetës së vështirë që bënte në vendlindje.
“Unë jam larguar nga Kosova para dy vitesh ndërsa para 7 muajsh kam marrë edhe familjen.
Arsye për këtë largim ishte gjendja e vështirë ekonomike, nëse në Kosovë do të kisha një gjendje ekonomike më të mirë do të kthehesha”, tregon Idrizaj.Ai bashkë me familjen tani është vendosur në Gjermani.Por nuk është i vetmi banorë i Rakoshit që ka marrë këtë rrugë.
Gani Arifaj, arsimtar i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në këtë fshat tregon se vetëm në vitin 2019 mbi 10 nxënës, e kanë braktisur mësimin pasi janë larguar nga vendi së bashku me familjet.
“Numri i nxënësve që kanë shkuar gjatë vitit 2019 është mbi 10 dhe pritet që ky numër të jetë edhe më i madh sepse shumë nxënës presin vizat dhe do të ikin”, thotë i shqetësuar Arifaj.
Sipas tij të rinjët nuk shohin perspektivë në vendin e tyre.
“Kjo është një fenomen dhe dukuri shumë evidente sepse të rinjtë tanë nuk shohin ndonjë perspektivë nga ky vend, andaj numri i të rinjve që braktisin vendin është kaq i madh. Kjo dukuri është shndërruar në fenomen mbase me të drejtë sepse njerëzve në këtë vend u është vrarë e ardhmja dhe shpresa për ndonjë ndryshim eventual”, vazhdon Arifaj.
“Ndre Mjeda” aktualisht ka 336 nxënës, por sipas tij nuk do ti ketë edhe gjatë, shkruan gazeta inFokus.
Shumica e prindërve të tyre po bëhen gati ta lëshojnë Kosovën.
Hajrush Shoshi, drejtor i arsimit në Komunën e Istogut thotë se në këtë shkollë po largohen nxënësit sic po ndodh edhe në shkollat tjera në Kosovë.Por, sipas tij kjo dukuri nuk është shqetësuese.“Nuk është një fenomen, por sikur në të gjithë Kosovën dhe migrimet janë të zakonshme edhe nëpër shkollat tjera por nuk është shqetësuese”, thotë Shoshi.
Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ende nuk kanë një shifër të saktë të numrit të nxënësve të cilët janë larguar nga shkollat.
“Ende nuk kemi ndonjë numër të saktë por së shpejti do të verifikojmë nëpër të gjitha shkollat”, thotë Drejtori i Arsimit të kësaj komunë.
Megjithatë, Kosova është vendi me shkallën më të lartë të humbjes së popullsisë si pasojë e migrimit.
Kështu thuhet në një raport të pulikuar nga EUROSTATI për periudhën 12 vjeçare prej vitit 2007 deri 2018.Në tabelën me mbishkrimin “Shumë kombe të Evropës Lindore kanë parë që popullsia e tyre ka rënë ndërmjet viteve 2007 dhe 2018” Kosova renditet e para në listë me numrin më të madh të migrimit të popullatës jashtë vendit.
Ndërsa sipas një raporti të Agjensionit Statistikor të Kosovës, gjatë vitit 2018, 8 mijë e 967 persona janë larguar nga Kosova përderisa për vitin 2019 nuk ka ende shifra të publikuara./Klina.info/