Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke raportuar par Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë lidhur me punën e tij tetë muajshe në krye të Ministrisë.
Mehaj ka bërë të ditur se në këta, 8 muaj vlera e pajisjeve ushtarake që janë blerë kap shifrën e 32 milionë eurove.
“Në total për këta tetë muaj, vlera e pajisjeve që janë blerë kap shifrën e 32 milionë eurove. Këtu përfshihen autoblinda, lloj armatimi që do i ceki disa, snajperë, dronë dhe pajisje që s’mund t’i përmendi në seancë të hapur për publikun”.
Ai tha se blerjet janë bërë kryesisht nga SHBA edhe për shkak të çmimit, garancisë dhe partneritetit.
Ministri i Mbrojtjes tha se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj është plan strategjik dhe fokus i tij.
“Ende pa u bërë viti si ministër, ne kemi rritur numrin e pjesëtarëve tonë fillimisht me 400 pjesëtarë të rinj dhe tash për 840 pjesëtarët tjerë që jemi ne rekrutim e sipër që i bie mbi 1240 pjesëtarë të ri brenda këtyre tetë muajve”.