Kosova ka nxjerrë një barazim në udhëtim te Zvicra.
Dardanët barazuan me Helvetikët me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikimeve për Euro 2024.
Zviceranet kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Vargas në minutën e 47-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Muhamet Hyseni në minutën e 82-të. Ylli i Llapit shënoi disa minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Me këtë barazim, Kosova me 11 pikë edhe matematikisht nuk mund të kualifikohet në kampionatin evropian. Rumania është e para në grup me 19 pikë, dy më shumë se Zvicra derisa Izraeli është e treta me 12 pikë.
Ndeshjen e fundit, Kosova e luan kundër Bjellorusisë me 21 nëntor në Prishtinë.