Përderisa Irlanda aktualisht po përballet me masa të ashpra të izolimit, jo secili vend i botës po e ballafaqon pandeminë në mënyrë të njëjtë.
Mediumi “IrishMirror”, ka bërë një përmbledhje të vendeve me masat për mbrojtje nga koronavirusi, e ku në vend të parë qëndron Kosova.
Arsyet mund t’i gjeni më poshtë:
Orë policore për të moshuarit
Kosova zbatoi një prej rregullave izoluese më të çuditshme në botë kur fuqizoi orën policore për personat mbi 65-vjeçë.
Kushdo mbi këtë moshë lejohet të dalë nga shtëpia vetëm mes orës 6 dhe 10 të mëngjesit dhe 16 e 19.
Në këtë listë, për masa të çuditshme antikoronavirus janë edhe Zelanda e Re, e cila kërkon që çdo vizitor që dëshiron ta vizitojë vendin “e pastër” nga koronavirusit, të paguajë një shumë të konsiderueshme të parave.
Kushdo që dëshiron ta vizitojë Zelandën e Re, duhet të paguajë 3,100 dollarë për person në një dhomë, nga 950 dollarë për çdo person tjetër të rritur dhe 475 dollarë për çdo fëmijë shtesë me të cilin ndani dhomën.
Edhe SHBA-ja hyn në këtë listë, me një vendim për mbushjen e një parku në San Clemente, Kalifornia, me rërë për të penguar tubimet e njerëzve.
Veç tyre, janë edhe Ukraina, Panamaja, Serbia, Kolumbia, Ishujt Kanare dhe Spanja.