Kosova është futur në listën e zezë nga autoritetet zvicerane, pasi që ka paralajmëruar qytetarët e saj se ata që zgjedhin të pushojnë në Kosovë, kur të kthehen sërish në Zvicër, do të futen në karantinë për 10 ditë.
Përveç masave mbrojtëse dhe kushteve të pasigurta të udhëtimit, Zyra Federale e Shëndetit (BAG) tani rendit edhe zonat e pushimeve të rrezikut. Zviceranët me pushime në këto vende duhet të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen më pas në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane.
Nga 6 korriku vlen si më poshtë: Zviceranët që kalojnë pushimet e verës në vende si Suedia, Serbia, Kosova, Izraeli apo Rusia duhet të kalojnë dhjetë ditët e para pas udhëtimit të kthimit në izolim, shkruan Blick.
BAG dëshiron të parandalojë një valë të dytë.
Karantinë prej dhjetë ditësh
Nëse akoma doni të shkoni në vendet me rrezik, duhet të përgatiteni për dhjetë ditë karantinë pasi të ktheheni në Zvicër. Udhëtarët duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale. Kompanitë e linjave ajrore udhëzohen që në fakt të mos transportojnë pasagjerë të sëmurë, përcjell tutje albinfo.ch.
Lista duhet të azhurnohet rregullisht, ndoshta të paktën mujore. Suedia ishte një vend problematik edhe më herët, por edhe sot. Më parë, udhëtarët në aeroport duhej të bënin një matje të temperaturës ose, nëse ishte e nevojshme, një provë Covid-19.