Mjeku me origjinë nga Klina vazhdon sukseset në njërën prej lëmive më të spikatura mjekësore.
Bëhet fjalë për Dr. Endrit Shala, kardiokirurg dhe trajtimin kirurgjik të defekteve të lindura në zemrën e fëmijëve.
Kjo lëmi aktualisht nuk ekziston në Kosovë por që mjeku Dr. Endrit Shala sëbashku me ekipet e huaja si Gift of Life dhe ato vendore po tentojnë të themelojnë për herë të parë në Kosovë Qendrën kombëtare për Trajtimin e defekteve të lindura të zemrës.
Dr. Endrit Shala, është specialist i trajtimit operativ të sëmundjeve të zemrës, që trajnimin specialistik e ka zhvilluara në disa vende Evropiane. Aktualisht punon në QKUK, Klinikën e Kardiokirurgjisë.