Vashat e përfaqësueses së Kosovës në futboll kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Armenisë.
Ndshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023,
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola.
Armenia kaloi e para në epërsi në minutën e 77-të me një autogol të Blerta Smaili.
Gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Kosova barazoi rezultatin me anë të Valentina Metaj.
Golin e fitorës për Dardanët e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 87-të.
Kosova me këtë fitore ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve nga nëntë ndeshje të znvilluara, ndërsa Armenia mbetet me 0 pikë.
Ndeshjen e fundit në këto kualifikime, Kosova e zhvillon si mysafire e Polonisë me 6 shtator.