Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se Kosova i ka propozuar gjiganti të rrjeteve të marketeve tri lokacione si të përshatshme për investim në Kosovë.
“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, theksoi ministrja.
Ndryshe, “Lidl” GmbH & Co KG, është një zinxhir ndërkombëtar gjerman i shitjeve me pakicë me zbritje që operon mbi 11,000 dyqane në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Selia e saj kryesore ndodhet në Neckarsulm, Baden-ëürttemberg – kompania i përket Grupit Schwarz, i cili gjithashtu operon zinxhirin e hipermarketeve Kaufland.