Edhe matematikisht, Kosova nuk ia ka dalë që të kualifikohet në “Euro 2020” përmes kualifikimeve të rregullta, por ëndrra vazhdon. Kosova do ta kërkojë Kampionatin Evropian përmes Nations League
Kosova është mposhtur 2-1 nga Çekia në ‘Doosan Arena’, duke humbur edhe matematikisht shanset që të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A,
Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa ‘Dardanët’ e nisën furishëm pjesën e dytë.
Atdhe Nuhiu shënoi për 0-1 në minutën e 50-të.
‘Dardanët’ u mbajtën deri në minutën e 71-të, kur Kral shënoi për 1-1 derisa 8 minuta më vonë, Celustka shënoi për 2-1, për ta kualifikuar Çekinë në Evropian.
Kosova nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A, por tashmë e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.
Kosova mund të vazhdojë të ëndërrojë për EURO 2020.
Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finale.
Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Nëse fiton, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.