Nga 28 shtatori, të hënën që vjen,m Kosova largohet nga lista e karantinës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin. Britania e Madhe, Portugalia dhe Belgjika janë përfshirë në këtë listë ndërsa Kosova është hequr, njofton sda.ch transmeton albinfo.ch.
Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve. Më 11 shtator ishin 51 shtete dhe regjione të kësaj kategorie
Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator, siç është njoftuar nga BAG. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.
Përveç Portugalisë, Belgjikës dhe Britanisë së Madhe, Zyra Federale tani ka shtuar në listë Danimarkën, Irlandën, Islandën, Slloveninë, Hungarinë dhe Marokun, trasnmeton albinfo.ch. Nga vendet në Lindjen e Mesme, Omani përsëri konsiderohet një vend me rrezik.
Lista e azhurnuar përfshin gjithashtu zonat e Bretanjës në Francë, Ligurisë në Itali dhe shteteve federale të Austrisë së Epërme dhe Austrisë së Poshtme në Austri.
Ndërkaq, BAG ka nxjerrë nga lista dy vende të Evropës: Kosovën dhe San Marinon. Dsiç ështëm shkruar tashmë, Kosova prej më shumë se dy javësh ka një numër të ulët infeksionesh, konkretisht nën 60 në 100 mijë banorë. Ndërsa ditëve të fundit, ky numër ka rënë në 52.
Qeveria federale ka vendosur kriteret për vendet me rrezik në një rregullore: Këto janë vende në të cilat numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit ka kaluar më shumë se 60.