Pas dy javësh pengesë, Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.
Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë, ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-COVID sot qytetarët shqiptarë janë lejuar të futen me vetëm dy doza.
“Tre doza vaksine ishte masë e tepruar”, ka thënë një qytetar për abcnews.al.
Heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .
“Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, ka thënë një tjetër.