Kosova ka arritur të fitoj medaljen e bronztë në Ballkanikun e Beach Volley të mbajtur në Moldavi.
Dyshja kosovare, Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari kanë arritur këtë sukses historik për shtetin e Kosovës.
Dyshja kosovare medaljen e siguroi pasi e mposhti në ndeshjen për vendin e tretë çiftin turk Simdim/Ceylin.
Ato fituan me rezultat 2-0 në sete (21:19 dhe 21:17), vashat ishin të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi.
Ndërkohë që Kosova garoi edhe me dyshen e djemve Bajrami dhe Maliqi që u drejtuan nga trajneri Fatlum Hajrizi, të cilët arritën ta zënë vendin e shtatë.