Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë sot kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih sot në orën 12:00.

Kosova do të jetë pjesë e vazos së katërt.

Në këtë vazo janë edhe Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbejxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania, që do të thotë që Dardanët nuk mund të përballen me këto ekipe.

Po ashtu, shorti do të evitojë edhe përballjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë. Ndërkaq, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.

Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.

Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Kualifikimet për Botërorin 2026 do të fillojnë në vitin 2025, me 12 grupe, ku gjashtë grupet e para do të kenë nga 4 ekipe dhe 6 grupet e tjera nga 5 ekipe.

Fituesit e grupeve do të sigurojnë një biletë direkte për në Botëror, ndërsa vendet e dyta dhe disa ekipe të tjera të dala nga Liga e Kombeve do të kenë mundësinë të garojnë në fazën “play-off” për të arritur në fazën finale të turne​ut.