Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve që kanë ndodhur atje.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka kontaktuar me homologun e tij shqiptar, ku ka shprehur gatishmërinë për mbështetje me kapacitetet e kërkim-shpëtimit.
“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, ka shkruar Mehaj në Facebook.