Sot në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës është nëshkruar marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës zvicerane për Ndihmë të ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale, transmeton Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë, ku me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook kanë konfirmuar se kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe ambasardori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës, nënshkruan marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale
Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, gjegjësisht nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve, lehtësimin dhe harominizimin e procedurave ligjore për një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas.
Marrëveshja në fjalë është hartuar në frymë dhe në përputhje me rregullat dhe parimet përcaktuara nga Konventat e Këshillit të Evropës të fushës. Marrëveshja do të rregullojë procedurën rreth ofrimit të ndihmës juridike të ndërsjellë në çështjet penale, duke ngërthyer standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane përkitazi me kërkesat e kohës.
Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit.