Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri, ku është takuar homologun e tij, Taulant Balla.
Përmes një njoftimi në Facebook, Balla njoftoi se kanë marrë vendim që pasuritë e konfiskuara të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë.”