Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.
“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”, ka njoftuar Sveçla.