Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për “Statusin e Forcave SOFA” ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
“Në procesin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së për të qenë forcë ndërvepruese me vendet e NATO-së. Kjo marrëveshje do të rregullonte procesin e hyrjes dhe daljes dhe qëndrimin e përkohshëm të pjesëtarëve të FSK-së në Gjermani, si dhe atyre gjerman në Kosovë”, tha ai.
Po ashtu, edhe me Mbretërinë Hashimite të Jordanisë, kabineti qeveritar mori vendim që të miratojë nisëm për lidhje të së njëjtës marrëveshje ndërkombëtare.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se edhe është në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve ushtarake të FSK-së, e cila po ashtu do të rregullonte procedurat hyrëse, dalëse dhe qëndrimin e përkohshëm të pjesëtarëve të FSK-së në këtë vend.