Kosova dhe
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti të mërkurën, në zyrën e tij të re, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim, miqësor, ministri Konjufca dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Ministri Konjufca shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, edhe pas Brexit (largimit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore nga Bashkimi Evropian).
Edhe ambasadori britanik Abbott shprehu gatishmërinë e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjen dhe qëndrimin pranë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj.