Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me 4 me fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga SHBA-ja
Sipas Shephard, Kosova përmes programit FMS, do të marr pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga AeroVironment.
Kjo e fundit si ofertuesi i vetëm duhej të përfundonte punën prej 11.01 milionë dollarësh deri më 25 janar.
Shephard Defense Insight vlerëson se Kosova ka porositur gjithsej 4 njësi, ku kostoja për një njësi llogaritet se kap shifrat e 215 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.
Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territorit, mund të qëndrojnë në ajër 5,5 deri në 6,5 orë, ndërsa kanë të instaluar një bateri Puma Smart 2500.
Ndryshe, trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur ‘Puma’ për misionet e mbikëqyrjes kufitare