Forca të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në hyrje/dalje të qyteti të Klinës, pas vendimit të Qeverisë “Kurti” që kjo komunë dhe Vitia të futen në karantinë.
Klina info ka bërë disa fotografi të Klinës.
Ndryshe, kryeminstri, Albin Kurti në konferencë për medie ka thënë se ky venedimi i Qeverisë u mor pas konfirmimit të rasteve me coronavirus.
Po ashtu Qeveria mori vendim që nga 16 mars të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.
Ndërprerja e transportit ndërurban, mbyllja e kufijve dhe mbyllja e qendrave tregtare e lokaleve, janë të tjera masa të marra nga Qeveria