Përhapja e Koronavirusit në vendin tonë ka bërë që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, e në mesin e tyre edhe Superliga e Kosovës.
Klubet i kanë ndalur stërvitjet në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i futbollistëve dhe stafit përcjellës.
Por kjo nuk e ka ndaluar sulmuesin e Trepça ’89, Arb Manaj që të vazhdoj stërvitjet i vetëm.
Manaj ka vrapuar rreth 12 km gjatë ditës së sotme në mënyrë që të mbaj vetën në formë deri të rikthehen ndeshjet.
Sulmuesi i Trepça ’89 aktualisht është golashënuesi më i mirë i Superligës, ku së bashku me Blend Baftiun numërojnë nga 11 gola. /