Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipwri janë dy raste të reja të prekura me koroanvirus.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, konfirmoi se numri i personave të prekur ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
“Një nga personat e prekur kishte lidhje me pacientin ‘zero’ dhe një 78-vjeçar nga Lushnja ishte kthyer së fundmi nga Bergamo. Të dy rastet janë në vetëizolim dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Në 24 orët e fundit janë kryer 45 testime dhe vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus”, tha Rakacolli.