Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë vdekur 274 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 29 mijë e 958 numrin e viktimave.
Ndërsa numri i të shëruarve në Itali ishte 3 mijë e 30 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 96 mijë e 275.
Kështu kanë njoftuar autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1 mijë e 401 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej më shumë se 215 mijë.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 689 infeksione të reja dhe 134 viktima.
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital si dhe ulja e numrit të pacientëve në terapi intensive.
Italia prej datës 4 maj ka fyrë zyrtarisht në fazë 2 të pandemisë./