Përhapja e koronavirusit, në SHBA ka lënë të papunë 22 milionë amerikanë vetëm në katër javë.
Kjo shifër alarmante vjen vetëm pak kohë pasi masat e ashpra për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të ekonomisë, përcjellë Klan Kosova.
Siç shkruan The Guardian, së fundi janë regjistruar 5.2 milionë kërkesa të qytetarëve të papunë në Departamentin e Punës në SHBA. Dhe kjo renditet shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë që prej mesit të marsit.
Të gjitha bizneset që konsiderohen jo të rëndësishme janë mbylur në 48 shtete të Amerikës, pasi frika është e madhe.
Ekonomia ndodhet në ditët më të këqija por Donald Trump thekson që gjithçka po menaxhohet mirë.