Koreja e Veriut po ndalon të qeshurën!
DailyMail raporton se koreanoveriorët do t’iu ndalohet të qeshin dhe të konsumojnë alkool për 11 ditë për shkak të 10 vjetorit të vdekjes së Kim Jong II.
Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij.
“Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).
Ai theksoi se njerëzit nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për po të njëjtën arsye.
Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat 10 ditë, këtë vit do të jetë 11 ditë për të shënuar 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.