Ushtarët e kontigjentit italian në Kosovë që i përkasin Komandës Rajonale Perëndim, javën e kaluar, kanë kryer një aktivitet të sanitizimit intensiv në mbështetje të institucioneve arsimore për t’u përballur me urgjencën Covid-19 në prag të fillimit të vitit shkollor kosovar të caktuar për në datën 27 shtator 2021.
Gjatë kësaj jave, njësitë e dezinfektimit të pranishme brenda bazës Villaggio Italia kanë sanitizuar 18 shkolla të qytetit të Pejës me shumicë të etnisë shqiptare kosovare, dhe një shkollë në fshatin Gorazdevac të etnisë serbe në prag të fillimit të viti shkollor 2021/2022. Aktiviteti u zhvillua në koordinim me Departamentin e Arsimit të Pejës, duke ndjekur një orar që synonte sanitimin e tre ose katër institucioneve në ditë për një total prej 50,000 metrash katrorë sipërfaqe.
Në këto rrethana, i gjithë stafi dezinfektues eshte nga Ushtria Italiane, Brigada e Parashutistëve Folgore nën mbikëqyrjen teknike të oficerit veterinar të kontigjentit italian efektiv në Poliklinikën Ushtarake të Romës. Këto ekipe përdorin pajisje të veçanta mjekësore-kirurgjikale dhe pajisje speciale mikronizuese (ULV), për të kryer të gjitha ato operacione që synojnë eliminimin e baktereve ose viruseve, duke e bërë të sigurt zonën e trajtuar.
Operacionet sanitare të komplekseve shkollore përfunduan më 26 shtator në çerdhen “Pellumbat e Paqes” në prani të kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri dhe të Komandantit të Komandës Rajonale Perëndim, Kolonelit Andrea Bertazzo.
KFOR -i nuk po kryen vetëm aktivitete tipike ushtarake. Shumë projekte janë zbatuar dhe do të zbatohen për të mbështetur në mënyrë të paanshme të gjitha Institucionet dhe Komunitetet në Kosovë, veçanërisht ato organizata që kujdesen për pjesët më të dobëta të shoqërisë dhe ato që promovojnë arsimin dhe bashkëjetesën ndëretnike.