Mbeturinat kanë mbetur të stërmbushura në kontejnerë për më shumë se dy javë në rrugën “Elena Gjika” në Klinë.
Banorët për Klina.info kanë thënë se po kundërmon erë e keqe.
Të njëjtit thonë se veç erës, edhe qentë endacakë po mblidhen rreth mbeturinave duke rrezikuar jetën e tyre e sidomos fëmijëve.
Ata apelojnë institucionet gjegjëse që ta kryejnë punën e tyre dhe t’i largojnë këto mbeturina.