Rreth 11 mijë aplikacione për punë janë dorëzuar nga të rinjë të cilët dëshirojnë ta veshin uniformen e policisë së Kosovës.
Sot ka qenë dita e parë e testimit të një grupi ku sipas burimeve të IndeksOnline, një numër i vogël i tyre kanë arritur ta kalojnë testin e parë.
“Kanë qenë rreth 500 të rinj që i janë nënshtruar testit, për herë të parë online të mbajtur në Akademinë Policore në Vushtrri. Prej tyre as 100 nuk kanë arritur ta kalojnë fazën e parë”, ka thënë një burim i IndeksOnline i afërt me procesin.
Kandidatët kanë pritur rreth pesë orë për t’iu nënshtruar testit dhe të njëjtit janë ankuar në pyetje të vështira.
Vetëm nga një komunë e caktuar, prej 23 aplikacioneve, dy kanë kaluar në fazën tjetër.
Testimi ka nisur sot dhe përfundon me 28.02.2022./