Në bazë të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Klinës, miratuar nga
Kuvendi me nr.01 Nr.06-8132/2020 të datës 04.03.2020 dhe vendimit te Asamblesë Komunale
nr.01 Nr.06-3504/2022 të datës 02.02.2022, Drejtoria e Arsimit shpall:
KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË KLINËS
Sipas konkursit ndahen 40 bursa për studentë të dalluar të Komunës së Klinës në vlerë prej 50
euro për një muaj në kohëzgjatje njëvjeçare për vitin akademik 2021/2022.
I. KUSHTET DHE KRITERET E APLIKIMIT
Për fitimin e bursave të studimeve kanë të drejtë të konkurrojnë kandidatët që i plotësojnë
kushtet si në vijim:
1.1 Të jenë studentë të cilët studiojnë në universitete publike të Republikës së Kosovës, por
jo edhe ata me vetëfinancim, korrespodencë, studentët në studime pasuniversitare- master
dhe doktoratë.
1.2 Të jenë student të rregullt të viti te 2-të e më lartë.
1.3 Të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Klinës.
1.4 Të kenë të regjistruar vitin akademik për te cilin jepet bursa.
1.5 Të jenë studentë që nuk janë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër nga buxheti i Kosovës si
dhe të mos jenë të punësuar në institucione publike.
1.6 Studentë që nuk janë përsëritës të vitit.
1.7 Studentë që kanë notën mesatare 7.5 e më të lartë, përveç studentëve të profileve
deficitare si në pikën 1.7 të këtij neni.
1.8 Përparësi në fitimin e së drejtës për bursë do të kenë studentët që studiojnë në
lëmenjtë deficitarë (Fakulteti i Mjekësisë.
Drejtimi i Përgjithshëm, Stomatologji,
Infermieri, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë
Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimet e
matematikës-profili arsimor dhe drejtimet e fizikës-profili arsimor)
II. KRITERET DHE PËRPARËSITË E PËRFITIMIT TË BURSËS
1. Për suksesin e arritur në studime në vitin paraprak, kandidati vlerësohet me pikë si në vijim:
1.1 Me po aq pikë sa është nota mesatare e studentit.
1.2 Përparësi në start kanë profilet deficitare si nga pika 1.7 të cekur më lart në këtë konkurs dhe
do të poentohen me 5 pikë bonus.
III. Nëse përfituesi i bursës ndërron fakultetin, humb të drejtën e shfrytëzimit të bursës.
IV. Studenti përfitues i bursës obligohet ta kthejë bursën e komunës, nëse konstatohet se merr
bursë nga ndonje njësi tjetër buxhetore.
Dokumentet e nevojshme për aplikim (të gjitha origjinale)
Certifikata e notave
• Vërtetimi se studenti ka regjistruar semestrin e fundit për vitin akademik 2021/2022 si
student i rregullt
• Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm
• Kopja e letërnjoftimit
• Vërtetimi se aplikuesi është fëmijë i dëshmorit, i viktimave civile të luftës, i veteranit dhe
invalidit të luftës apo person me nevoja të veçanta.
Vërejtje:
Konkursi mbetet i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e publikimit zyrtar në faqen zyrtare
të Komunës së Klinës (nga data 15.03.2022 deri më 30.03.2022).
Pas kësaj date asnjë dokument nuk pranohet. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen.
Të gjithë studentët e interesuar duhet të marrin aplikacionin në DKA dhe të plotësuar bashkë me
dokumente të tjera ta dorëzojnë në Drejtorinë e Arsimit në Klinë gjatë orarit zyrtar të punës (8-
16).
Për dokumente të pakompletuara dhe jo të vlefshme përgjegjësi do të mbajë studenti që
aplikon.
Kundër vendimit të shpalljes së listës së përfituesve të bursave nga komisioni për ndarjen e
bursave lejohet ankesa e cila i drejtohet komisionit të formuar “ad hoc” me vendim të Kuvendit
të Komunës. Ankesa ushtrohet në afat prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së listës së përfituesve të
bursave nga ana e komisionit.
Komisioni për shqyrtimin e ankesave në afat prej 15 ditësh duhet të vendosë lidhur me ankesat e
ushtruara.