Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjucka ka thënë se marrëveshja LVV-LDK ka mbetur peng pasi LDK-ja e ka hapur çështje e postit të presidentit, shkruan Indeksonline.
Ndërsa Konjufca ka thënë se nuk është në rrezik ky koalicion vetëm se ka ngecje.
“LVV nuk e kërkon presidentin, nuk është duke e kërkuar as kryeministrin, e ka fituar me meritë.
Atë e kanë zgjedhur përmes votave qytetarët”, ka thënë ai.
“LVV kur hyri në këto bisedimi për krijimin e qeverisë me LDK-në ëshë nis me një qëllim të mirë që të ketë pajtueshmëri dhe të shkarkohet ajo tavolinë që sa më shumë tema dhe kjo është arsyja e takimeve për harmonizimin e programit.
Ne kemi arritur që të pajtohemi për 100 % të gjërave pothuajse për qeverinë Kurti për katër vitet e fundit dhe e dyta ka qenë një ndarje 50-50 për temat që kanë hyrë dhe janë ndarë së bashku më LDK-në.
Konjufca ka treguar në emisionin “Debat Plus” kompromiset që i kanë bërë për të lehtësuar marrëveshjen për qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“LDK e zgjidhi një strategji që pa certifikim të zgjedhje të mos ketë as biseda. Në momentin që ato kanë ndodh takimet kanë ndodhur shumë shpejt ku ne jemi marrë me temat bazike dhe më të rëndësishme dhe pastaj ka ndodh takimi i zotit Mustafa dhe Kurti.
Aty ka ndodh kompromisi i parë ku ia la z.Kurti LDK-së të zgjedh ministrinë e parë.
Ndërsa i dyti është ndarja e barabartë e ministrive, i cili duhet të vlerësohet.
Kompromisi i tretë ka qenë zëvendëskryeministri i parë që i takon LDK
Kompromisi i katërt ka qenë pajtueshmëria që ta negociojmë edhe krye parlamentarin.
Komproministi i pestë i LVV ka qenë një gjenerime i programit qevrisës së bashku me LDK-në”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk ka kompromis substancial në pikën se ku kanë ngecur, pra te çështja e presidentit.
Të cilën e ka hapur këtë çështje LKDK-ja, sipas Konjufcës./