Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vnedosur lule te memoriali kushtuar ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, krahas kreut të Kuvendit dhe ambasadorit Nicholas Abbott, morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, drejtues të FSK-së, KFOR-it e të misioneve të tjera në Kosovë.