Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se nuk pajtohet me deklaratat e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi për UÇK.
“Është gabim i rëndë, unë nuk mendoj se UÇK ka bërë krime, me thanë UÇK ka bërë krime duhet me ardh më një konkluzion duke filluar prej prej Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së duke e argumentar që ka bërë krime, a ka ba sipas një doktrine me plan te qartë, ku mbrapa saj qëndron krejt struktura. Për UÇK kërkush nuk ka mujt me argumentu një pretendim të tillë, as Gjyqi i Hagës as asnjë pretendim tjetër në botë, mundesh me thanë individ i caktuar”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Sipas Konjufces, deklaratat e Gashit janë gabime fundamentale.
“Unë nuk isha pajtu me një këshilltar të tillë, dhe nuk kishte me qenë në kabinetin tim. Gabimi koncepcion është i rëndë”, ka shtuar tutje ai.
I pyetur nëse duhet të shkarkohet pas deklaratave skandaloze, ai është përgjigjur:
“Ai i përket kryeministrit Kurti, nuk më përket mua. Me z. Gashi në këtë pikë nuk pajtohem fare, raportin e Dick Martyt e njoh më mirë se ai, e kam studiuar gjatë. Raporti i Dick Martyt është inicuar nga Rusia”, ka thënë Konjufca në Tv Dukagjini.
“Mocion për trafikimin e organeve në Kosovë, gjatë konflikit në Kosovë dhe për trajtjmin çnjerëzor në Kosovë (viti 2008) në vitin 2010 atë tem e rimerr Dick Marty, a nuk po ju doket e çuditshme me kon titulli i njejtë? Tash argumenti i parë që z.Gashi nuk e din apo nuk po don me tregu”, ka thënë ai.
“Raporti i Dick Martyt është i ndytë. Sa i përket raportit të tij, kur e vulos terminologjinë që neve na ka dëmtu shumë. Ai raport është i mbushur me të pavërteta, është i ndytë”