Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar sot me shefen e Zyrësndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadorenHeleni Vakali dhe ka ritheksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
Konjufca ka kërkuar nga Greqia përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.
Greqia është në mesin e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur ende as Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.