Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, sot kur Kosova shënon Ditën e të Zhdukurve, ka thënë se është krah popullit kosovar për të kërkuar drejtësi për të zhdukurit dhe familjet e tyre.
“27 Prilli shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë që nderon personat e pagjetur të Luftës së Kosovës. Jam me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi për ata që humbën dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres në Twitter.
April 27th marks Kosovo’s National Day of Missing Persons which honors the individuals unaccounted for from the Kosovo War. I stand with the people of #Kosovo in demanding justice for those lost and their families.
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) April 27, 2022
Torres ka qenë i zëshëm për të shtyrë përpara shumë çështje me interes të Kosovës. Ai u kishte dërguar një letër pesë shteteve anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, ta ndryshojnë këtë qëndrim. Së fundi, ai i ka shkruar edhe presidentit amerikan Joe Biden, duke kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.