Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre,
Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në një familjen në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Sinjali mëson se 59-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri ushtron dhunë psikike ndaj tij.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.