Tri raste të posedimit të substancave narkotike janë evidentuar pasditën e djeshme në Burgun e Dubravës.
Substanca e llojit marihuanë u gjet gjatë një kontrolli të rastësishëm të policisë.
Së pari, marihuanë u gjet në tualet, në masë rreth 1 gram.
Më pas, gjatë kontrollit te të burgosurit, policia konfiskoi nga një i dyshuar rreth 1 gram marihuanë, teksa në dhomën e një tjetri të burgosur u gjeten dhe 11.3 gramë.
Ky është raporti i policisë:
Burgu i Dubravës , 15.07.2022 – 19:20. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:30. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:55. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.