Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Klinës, përkatësisht Inspektorët Komunal, duke ju përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, po vazhdojnë aksionin e kontrollit të qendrave të mëdha tregtare dhe marketeve, për afatin e skadimit të mallrave, kryesisht ushqimore, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve.
Gjatë inspektimit është asgjësuar një sasi e madhe e mallit, aty ku është hasur në të gjithë artikujt pa afat dhe të dëmtuara.
Me këtë rast, Drejtori i Inspektoratit Petrit Bekaj, fton qytetarët, që nëse eventualisht hasin në produkte, jo vetëm ushqimore, me afat të skaduar, të njoftohen inspektorët komunal.
Gjithashtu inspektorët lusin të gjitha bizneset në Komunën e Klinës që të respektojnë dizpozitat e nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-121 të ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.