Mirlind Daku pritet të luaj deri në fund të edicionit për Ballkanin e Suharekës, pasi pritet të rikthehet në Kroaci.
Trajneri i Osijekut, Nenad Bjelica, ka thënë në një intervistë për një medium kroat se falë paraqitjes fantastike të lojtarit kosovar ai duhet të rikthehet verës në skuadrën e tij.
“Ashtu është, Mirlind Daku (23) i cili luan në Kosovë dhe Antonio Mance (25), i cili është në Hungari dhe luajnë mirë atje. Daku ka 21 gola në 18 ndeshje në ligën e Kosovës, gjë që duhet respektuar. Ata të dy do të jenë këtu për verën, do të shohim se çfarë bëjmë me ta”, ka thënë Bjelica.
Kësisoj, drejtuesit e Ballkanit tani do të duhet të gjejnë një tjetër sulmues për të zëvendësuar Dakun te “portokallezinjtë”.
Kujtojmë se Mirlind Daku ka qenë një “bomber” i vërtet në sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës.
Gjilanasi ka realizuar plotë 21 gola në 18 ndeshje të zhvilluar në huazim te Ballkani dhe ka lënë prapa Nikaqin e Gjilanit, Otto Johnin e Prishtinës e Kastriot Rexhën e Dritës me nga 7 gola.